JA 10 NJEREZIT ME TE PASUR NE SHQIPERI!




Gazeta Shekulli, në pamundësi për të bërë një përllogaritje të saktë dhe duke mos dashur që të publikojë shifra të cilat mund të mos jenë edhe shumë të afërta ka zgjedhur që të bëjë një listë duke u bazuar në bizneset të cilat menaxhojnë, të cilat mund të shikohen lehtësisht nga kushdo në QKR dhe në të dhëna të tjera konfidenciale që kemi mësuar. Këtë listë e kryeson Zamir Mane, një prej biznesmenëve më të suksesshëm në Shqipëri, me një numër të shumtë biznesesh në administrim ai udhëheq pa asnjë dyshim listën e biznesmenëve më të pasur në Shqipëri. Më poshtë paraqitet lista me 10 emra dhe përkrah emri është një sqarim i vogël në lidhje me aktivitetin që ushtron individi.
1. Zamir Mane ( QTU, TEG, NEPTUN, telefoni celulare PLUS, ndërtime etj.)
2. Bashkim Ulaj (Pronari i 22-katëshit tek TVSH-ja, firma ndërtimi, fibra optike etj.)
3. Ramë Geci ( Pronari i 15-katësisht, firma ndërtimi Geci, etj.)
4. Artan Dulaku ( Qendra Tregtare Kristal, ETC, ndërtime, koncesionari Ford, Ranger Rover, rrjeti supermarkatës Conad, Tring Digital, Vizion + ) )
5. Vasil Naçi ( Pepsi, Birra Amstel)
6. Vllezërit Armando dhe Arben Duka ( Vezë, kantinë vere dhe vreshta, elektroshtëpiake, telefoni celulare “Plus” etj.)
7. Edmond Leka ( Western Union, Union Bank)
8. Vjollca Hoxha ( Top Channel, Lori Cafe, Digitalb)
9. Vilma Nushi ( Ekskluziviteti i Marlboros dhe cigare të tjera, si edhe Pronter & Gamble)
10. Muhamed Muça ( Shkollat Kristal, nga kopshtet tek universitetet etj.)

Zbulohet hyrja e bazës së UFO-ve në malin Admas në Uashington?



Zbulohet hyrja e bazës së UFO-ve në malin Admas në Uashington


Studiuesi Scott C. Waring, para pak ditësh publikoi në sajtin e tij “UFO Sightings Daily”, fakte të fuqishme dhe fotografi, të cilat tregojnë hyrjen e një baze UFO-sh në shpati
n e malit Admas, në Uashington.
Duke përdorur satelitin më të fuqishëm të hartave, Scott zbuloi pranë fermës Aceti një anomali, e cila e udhëhoqi atë në rezultatin se nën këtë pixel të mistershëm, që ndodhen vetëm në atë pikë të vetme të malit, fshihet një hyrje ciklike-portë, që të çon në bazat e nëndheshme të UFO-ve!Ky mendim gjen mbështetjen dhe nga fakti, se shumë njerëz të zonës, si dhe shumë oficer të ushtrisë, grupi i Contactees ACETI, deri dhe Fox News, kanë vëzhguar UFO në këtë rajon.
Në malin Adams, merren këtu e shumë vite dhe shumë shkencëtar amerikanë, të cilët i ka tërhequr vëmendjen aktiviteti i madh “metafizik” në rajon. Sigurisht që ky lajm nuk mund të kalonte pa “kujdesinë” e kërkuesve të UFO-ve.

Parkimi më i vështirë, gjermani hyn në Librin Guinness !(VIDEO)



Një shofer në gjermani ka thyer rekordin e parkimit të makinës në mënyrë paralele, pasi automjeti ka një distancë me dy makinat e tjera vetëm 13 centimetra.
Shoferi Ronny Wechselberger, i njohur ndryshe si Rock Ronny C ka drejtuar një Volkswagen.
Ai është futur në Librin e Rekordeve Guinness, pasi gjithçka është filmuar nga përfaqësuesit e Guinness në Gjermani.
Ai ka rrëshqitur rreth 3.6 metra me makine e tij per tu futur mes dy makinave, ndërsa largësia nga një makinë është e barabartë me atë të një lapsi.
Ai është futur në Librin e Rekordeve Guinness, pasi gjithçka është filmuar nga përfaqësuesit e Guinness në Gjermani.

Ndiqni pamjet :


:



Çrregullimi i rrallë gjenetik, vëllezërit 40-vjeçarë kthehen në fëmijë !!!




Historia e dy vëllezërve, Michael dhe Matthew Clark është e çuditshme dhe e dhimbshme në të njëjtën kohë. Megjithëse ata janë në moshë të rritur, njëri 39 dhe tjetri 42 vjeç, secili me familje, për shkak të një çrregullim shumë të rrallë gjenetik të quajtur leukodystrophy, trupi i tyre i nënshtrohet një regresi të vazhdueshëm dhe si rezultat aftësitë e tyre për të folur, ecur apo vepruar si të rritur zvogëlohen në mënyrë progresive. Më thjesht, ata janë duke u kthyer gradualisht në fëmijë të vegjël, dhe prindërit e tyre, tashmë të moshuar duhet të kujdesen për dy djemtë njësoj si kur ishin të vegjël.
Nëse dikur ishin burra, tashmë nuk janë gjë tjetër veçse djem të vegjël, të burgosur në trupin e dy të rriturve. Çrregullimi i dy vëllezërve ka ardhur duke u përkeqësuar me kalimin e kohës dhe me shumë gjasa brenda një kohe të shkurtër ata nuk do të jenë më në gjendje të ecin vetë.

Kur mjekët i diagnostikuan për herë të parë, zbuluan se të dy ishin të prekur nga i njëjti çrregullimi i rrallë gjenetik. Truri i tyre ishte shkatërruar, nga pikëpamja intelektuale dhe emocionale. Ata po ktheheshin në fëmijëri.
“Ata tashëm janë shumë të afeksionuar pas njëri tjetrit, luajnë me lodra dhe përqafohen vazhdimisht njësoj si kur ishin fëmijë, – shprehet nëna e tyre.
Të dy burrat, të cilët dikur kishin krijuar familjet e tyre dhe kanë edhe fëmijë, tashmë janë të dy të divorcuar, pasi janë tërësisht të paaftë për t’u kujdesur për veten dhe jetojnë me prindërit e tyre të moshuar që përpiqen të kujdesen për ta, gjë që bëhet çdo ditë më e vështirë.
“Ata janë kthyer në fëmijëri, por vetëm në një gjë nuk janë zvogëluar; vazhdojnë të jenë dy burra të mëdhenj e të fortë, nuk mund të kthehen në djem të vegjël”, thotë e dëshpëruar nëna e tyre.

ZBULOHET GENI QE PERCAKTON VDEKJEN!!!














Ky gen gjithashtu tregon se në cilën orën në mëngjes zgjohet personi.
Shkencëtarët kanë zbuluar “genin e vdekjes”, që përcakton me përpikëri orën se kur ka më shumë mundësi që një persona të ndërrojë jetë.
Ky gen gjithashtu tregon se në cilën orën në mëngjes zgjohet personi.
Kërkuesit e një Qendre Mjekësore  në Boston kanë zbuluar se geni ka pësuar ndryshim nga koha antike.
Zbulimi është bërë gjatë vrojtimit nëse ka shenja paralajmëruese për zhvillimin e Parkinson ose sëmundjes Alzheimer. Përfundimet janë publikuar në revistën e përvitshme të neurologjisë.



NE SERBI KA VAMPIRA!!!



Në Serbi ekzistojnë vampirët


 Autoritetet zyrtare të rajonit Balina Basta në Serbi kanë njoftuar banorët e zonës të bëjnë kujdes, sepse një vampir vërdalliset i lirë.  Sava Savanovic, përbindëshi më i frikshëm i vendit fqinj, mendohet se është i lirë pas shkatërrimit të një mulliri të vjetër që ka qenë shumë kohë më parë shtëpia e tij. “Njerëzit janë shumë të shqetësuar. Të gjithë e dinë legjendën e vampirit dhe tani banorët mendojnë se ai është duke kërkuar për një tjetër strehë dhe për viktima të reja. Jemi të gjithë të frikësuar”, ka thënë kryetari i komunës, Miodrag Vujetic. Mulliri ishte blerë nga familja Jagodic, por nuk është riparuar sepse familjarët nuk donin të hidhëronin vampirin, por tashmë kjo pronë është rrënuar tërësisht dhe vampiri mund të jetë i lirë. “E di që njerëzit që e dëgjojnë këtë gjë fillojnë e qeshin, por në zonën tonë të gjithë janë të bindur se vampirët ekzistojnë. Kemi këshilluar të gjithë banorët që të vendosin hudhra në dyert e shtëpive, sepse ato e largojnë vampirin”, ka shtuar kreu i komunës.

Për shkak të flamurit kuq e zi, e përzënë nga banesa !!!



banesa
Incidentet etnike e kthejnë Himarën sërish në qendër të vëmendjes. Katër ditë më parë, një familje shqiptare është përzënë nga shtëpia ku banonte me qira vetëm sepse ka varur në ballkon një flamur kuqezi.
Pronari grek i banesës e ka marrë vendimin menjëherë sapo është vënë në dijeni nga fqinjët. Sipas sajteve greke të lajmeve, kanë qenë këta të fundit që i janë ankuar të zotit të banesës.
Më tej, ky i fundit, duke e konsideruar lëvizje provokuese stolisjen me flamur shqiptar të ballkonit, nga ana e qiramarrësve, ka marrë masa drastike duke i nxjerrë jashtë ata, raporton ina.
Duket se të jesh shqiptar e të jetosh në Himarë, nuk të jep të drejtën të ngresh një flamur kuqezi.
“Sot, shumica e Himarës është greke, ndaj duket absurd një flamur shqiptar në një ballkon. Nuk duhet të vazhdojmë t’ua shesim tokën tonë shqiptarëve”, shkruajnë websajtet, duke përgëzuar pronarin grek.
Sipas websajteve nacionaliste fqinje, si fillim pronari u ka kërkuar qetësisht qiramarrësve shqiptarë që ta heqin flamurin nga ballkoni.
Kjo kërkesë e tij ka hasur në kundërshtimin e shqiptarëve, ndonëse pronari i banesës është shprehur se simboli kuqezi po provokon fqinjët.
“Duke mos gjetur alternativë tjetër, nga provokimi i shqiptarëve ai i ka ‘fluturuar’ nga banesa e tij, duke iu dhënë me vete në dorë, plaçkat e tyre”, raportojnë websajtet nacionaliste greke.
Sipas këtyre sajteve, në këto momente ende ekzistojnë disa shtëpi të blera nga shqiptarët në këtë zonë. Edhe ata kanë bërë të njëjtën gjë: kanë vënë në ballkonin e vet flamuj shqiptar.
“Nëse Himara do vazhdojë t’ua shesë tokat të huajve, këto fenomene do të rriten gjithnjë e më shumë”, shkruajnë ato. Ndërsa këshilla që sajtet japin në fund, është ende më e rëndë për ne shqiptarët: “Himara është në duart tona dhe ne duhet të ruajmë atë që kemi marrë nga paraardhësit tanë, një Himarë greke!!
NO COMENT!