Zbulohet hyrja e bazës së UFO-ve në malin Admas në Uashington?



Zbulohet hyrja e bazës së UFO-ve në malin Admas në Uashington


Studiuesi Scott C. Waring, para pak ditësh publikoi në sajtin e tij “UFO Sightings Daily”, fakte të fuqishme dhe fotografi, të cilat tregojnë hyrjen e një baze UFO-sh në shpati
n e malit Admas, në Uashington.
Duke përdorur satelitin më të fuqishëm të hartave, Scott zbuloi pranë fermës Aceti një anomali, e cila e udhëhoqi atë në rezultatin se nën këtë pixel të mistershëm, që ndodhen vetëm në atë pikë të vetme të malit, fshihet një hyrje ciklike-portë, që të çon në bazat e nëndheshme të UFO-ve!Ky mendim gjen mbështetjen dhe nga fakti, se shumë njerëz të zonës, si dhe shumë oficer të ushtrisë, grupi i Contactees ACETI, deri dhe Fox News, kanë vëzhguar UFO në këtë rajon.
Në malin Adams, merren këtu e shumë vite dhe shumë shkencëtar amerikanë, të cilët i ka tërhequr vëmendjen aktiviteti i madh “metafizik” në rajon. Sigurisht që ky lajm nuk mund të kalonte pa “kujdesinë” e kërkuesve të UFO-ve.