ZBULOHET PLANETI ME VOGEL I SISTEMIT DIELLOR

 
 













 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Los Anxhelos, 21 shkurt - Astronomët e zbuluan planetin më të vogël deri më tani në sistemin diellor. Planeti "Kepler -37B" ndodhet në boshtin e jashtëm të sistemit tonë diellor dhe madhësia e tij është afërsisht sa ajo e hënës.
Planeti u zbulua nga teleskopi amerikan në hapësirë "Kepler" që NASA e lansoi në vitin 2009 me detyrë që të kërkojë planete të ngjashme me tokën.

Temperatura e planetit të sapozbuluar është shumë e lartë që të mund të ekzistojë jetë si në tokë. Shkencëtarët vlerësojnë se temperatura e sipërfaqes arrin 371 gradë celsius. "Kepler -37B" nuk ka atmosferë dhe as ujë në sipërfaqe.

NASA ndërkohë e vazhdon gjurmimin për planete me madhësi të tokës në të ashtuquajturën "Zona flokëartë" në të cilën do të mund të ketë kushte për jetë- të mos jetë as shumë nxehtë dhe as shumë ftohtë dhe të ketë ujë.