Dubai, shatërvani më i bukur që keni parë ndonjëherë, vallëzon sipas muzikës



 
Një nga arsyet pse duhet të vizitoni Dubain, është që të shikoni shatërvanin më të bukur në botë, i cili me të drejtë është cilësuar si një mrekulli e kohëve moderne.
Ky shatërvan mund të “vallëzojë” sipas ritmeve të muzikës me një koreografi që do ta kishin zili edhe kërcimtarët më të zotë.
Sistemi hidraulik i tij ka gjatësi 275 metra, ndërsa lartësia e ujit mund të arrijë deri në 75 metra. Sigurisht që nuk mungojnë edhe dritat pa fund si dhe 25 prozhektorë që i japin ujit ngjyra të ndryshme, në kombinim me muzikën klasike apo moderne.
Vlen të përmendim se ky shatërvan është projektuar nga një firmë me bazë në Kaliforni, që quhet “Wet Design”, ndërsa shuma totale për ndërtimin e tij shkoi në 218 milion dollarë.
Për kënaqësinë tuaj,  disa video nga ky shatërvan magjik. /alb-observer.com/
Ndiqni videot e meposhtme :