65 milionë dollarë, djalit që martohet me vajzën lesbike të një biznesmeni


65 milionë dollarë, djalit që martohet me vajzën lesbike të një biznesmeni!

Biznesmeni i pasur në Hong Kong, Cecil Chao, ka ofruar 65 milionë dollarë për mashkullin që do arrijë të rrëmbejë zemrën e vajzës së tij lesbike, duke e bërë të ndihet femër.
Vajza 33-vjeçare e cila quhet Gigi dhe është martuar pak muajsh në Francë me gruan, e cila qëndron përkrah saj prej 7 vjetësh.
“Nuk ka rëndësi nëse është i varfër apo i pasur, e rëndësishme është që të jetë bujar dhe me zemër të mirë. Gigi është shimë e mirë, ka talent dhe e bukur, i do prindërit dhe punon shpesh si vullnetare”, deklaroi babai, duke përgënjeshtruar zërat se vajza e tij është martuar me partneren e saj.
Martesat mes të njëjtit seks nuk janë pranuar në Hong Kong, ku shoqëria është konservatore ndërsa homoseksualiteti është hequr si vepër penale vetëm në vitin 1991.