Policin Kosovar e vrau gruaja e tij për tradhtinë!!!













Bajrush Rexhaj, pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka vdekur nga plagët e marra me armë zjarri. Në të ka qëlluar gruaja e tij, e cila është arrestuar nga Policia. Motiv i vrasjes dyshohet të jetë xhelozia, pasi që gruaja kishte mësuar se burri i saj kishte një aferë dashurie me një kolege të tij,shkruan gazeta Express.
Për 27 vjet e ndanë shtratin bashkë. Krijuan familje dhe gjithçka po iu shkonte për mrekulli. Puna prej ruajtësit të rendit publik i kishte krijuar shumë benifite Bajrushit nga Petrova e Shtimës.
Por, gjithçka që kishte bërë për 47 vjet Bajrush Rexhaj, u shua mbrëmjen e së dielës.Bashkëshortja Lejla Rexhaj ia mori jetën. Dhe atë me armën e tij zyrtare.Krejt kjo besohet se ndodhi pasi që Lejla kishte mësuar se burri po e tradhtonte me një femër tjetër, edhe ajo pjesëtare e Policisë.