Ndryshon sërish profili në Facebook!!



Ndryshon sërish profili në Facebook

Jini të përgatitur për një ndryshim të profilit tuaj në Facebook. Timeline së shpejti do të pësojë ndryshime të tjera. Gjiganti i rrjetit social është duke testuar një dizajn të ri për faqen e profilit me të gjitha postimet e bëra në një kolonë të vetme në anë të majtë dhe përditësimet, aktivitetet, miqtë, aplikacionet dhe seksione të tjera në të djathtë.
Timeline në fillim u prit shumë keq nga përdoruesit të cilët thanë se e urrenin pasi nuk orientoheshin dot.
Në mishërimin e saj të ri, Timeline nuk ka linjë vertikale që ndan një profil në gjysmë. Ky ndryshim, për ironi, e bën atë të duket më pak si një afat kohor, sipas Inside Facebook, e cila zbuloi dizajnin e përditësuar.
Modulet në anën e djathtë tani janë më të vogla se postet (ata ishin me të njëjtën madhësi, para), pra, Timeline ka vende bosh që do të kishin qenë më parë të mbushura me mesazhe.
Burime brenda Facebook-ut thanë se kompania është duke testuar formatin e ri me një “përqindje të vogël të përdoruesve”. Zyrtarisht kompania nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.