Makina e së ardhmes? Do furnizohet me djathë, jo me benzinë !!!



281-300x168






















Në kohë krize si këto, “gjuetia” për mënyrat alternative që reduktojnë shpenzimet në karburant është bërë një zakon.
Dhe mundësitë për t’i gjetur ato ekzistojnë në fakt, mes gazit, energjisë elektrike, asaj të pastër etj.
Por tek djathi ama, askush nuk mund ta thotë se i kishte shkuar mendja ndonjëherë.
Po, po. Projekti i makinës së të ardhmes, është ushqimi i saj me djathë për të mundësuar lëvizjen dhe aspak me naftë apo benzinë.
Kjo të paktën sipas projektit të studentëve në Utah State University, bazuar në idenë e përpunimit të djathit për të siguruar energji.
Madje, mësohet se ata e kanë testuar te kjo makinë që shihni në foto, se nëse i hidhet një përzierje karburantesh biologjike, me përbërje djathi (100%), makina mund të arrijë një shpejtësi, deri në 100 km/orë.
Fakti është se makina ka lëvizur me të vërtetë dhe të gjithë janë çuditur me këtë eksperiment. Duke pretenduar që në të ardhmen, një e tillë përbërje, ta zëvendësojë plotësisht karburantin tradicional.