Zbulohet shkaku i rënies së flokëve !!!


Zbulohet shkaku i rënies së flokëve



Bëhet e ditur se rënia e flokëve lind nga mosfunksionimi i qelizave bazë të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e rrënjëve të flokëve.

Shkencëtarët, të cilët realizuan studimin e publikuar në  revistën “Journal of Clinical Investigation”, siç transmeton Start, krahasuan lëkurën e meshkujve me flokë me të atyre qerosë.

Shkencëtarët panë se rrënjët e flokëve tek meshkujt qerosë ishin shumë të shkurtra dhe gjatësia e tyre lidhej me mosfunksionimin e drejtë të disa qelizave bazë të cilat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e rrënjës së flokëve.

Akoma nuk dihet shkaku i mosfunksionimit të këtyre qelizave tek meshkujt qerosë por shkencëtarët shpresojnë se në të ardhmen do të gjendet mënyra e rifutjes në punë të tyre. Eksperimentet e realizuara tek minjtë kanë treguar se transplantimi i qelizave të rrënjëve mundësonte krijimin e flokëve.