Për shkak të flamurit kuq e zi, e përzënë nga banesa !!!



banesa
Incidentet etnike e kthejnë Himarën sërish në qendër të vëmendjes. Katër ditë më parë, një familje shqiptare është përzënë nga shtëpia ku banonte me qira vetëm sepse ka varur në ballkon një flamur kuqezi.
Pronari grek i banesës e ka marrë vendimin menjëherë sapo është vënë në dijeni nga fqinjët. Sipas sajteve greke të lajmeve, kanë qenë këta të fundit që i janë ankuar të zotit të banesës.
Më tej, ky i fundit, duke e konsideruar lëvizje provokuese stolisjen me flamur shqiptar të ballkonit, nga ana e qiramarrësve, ka marrë masa drastike duke i nxjerrë jashtë ata, raporton ina.
Duket se të jesh shqiptar e të jetosh në Himarë, nuk të jep të drejtën të ngresh një flamur kuqezi.
“Sot, shumica e Himarës është greke, ndaj duket absurd një flamur shqiptar në një ballkon. Nuk duhet të vazhdojmë t’ua shesim tokën tonë shqiptarëve”, shkruajnë websajtet, duke përgëzuar pronarin grek.
Sipas websajteve nacionaliste fqinje, si fillim pronari u ka kërkuar qetësisht qiramarrësve shqiptarë që ta heqin flamurin nga ballkoni.
Kjo kërkesë e tij ka hasur në kundërshtimin e shqiptarëve, ndonëse pronari i banesës është shprehur se simboli kuqezi po provokon fqinjët.
“Duke mos gjetur alternativë tjetër, nga provokimi i shqiptarëve ai i ka ‘fluturuar’ nga banesa e tij, duke iu dhënë me vete në dorë, plaçkat e tyre”, raportojnë websajtet nacionaliste greke.
Sipas këtyre sajteve, në këto momente ende ekzistojnë disa shtëpi të blera nga shqiptarët në këtë zonë. Edhe ata kanë bërë të njëjtën gjë: kanë vënë në ballkonin e vet flamuj shqiptar.
“Nëse Himara do vazhdojë t’ua shesë tokat të huajve, këto fenomene do të rriten gjithnjë e më shumë”, shkruajnë ato. Ndërsa këshilla që sajtet japin në fund, është ende më e rëndë për ne shqiptarët: “Himara është në duart tona dhe ne duhet të ruajmë atë që kemi marrë nga paraardhësit tanë, një Himarë greke!!
NO COMENT!