Martesa më e gjatë që njeh historia, 86 vjet



Martesa më e gjatë që njeh historia, 86 vjet




















INDI- Në një kohë kur shumë pak martesa i rezistojnë kohës, 107-vjeçari Karam dhe gruaja e tij, 100-vjeçarja Katari Chand, vërtetojnë se dashuria e përjetshme ekziston.
Çifti indian, i cili ka 8 fëmijë dhe 28 nipër e mbesa, kanë 86 vite të martuar, periudha më e gjatë që njihet për një burrë dhe një grua së bashku.
Ata thonë se çelësi i suksesit qëndron në përkujdesjen për njëri-tjetrin në çdo mënyrë të mundshme.
“Unë e bëj për të qeshur gruan time gjithmonë. Kjo është mënyra ime e të qenit romantik. Thonë që e qeshura të zgjat jetën dhe duke qenë se ne jemi ende gjallë, duhet të jetë e vërtetë. E dua shumë gruan dhe do më pëlqente të jetoja edhe 80 vite të tjera me të”,  shprehKaram, citon Kosovapress.
Ndërsa Katari thekson: “Unë gjithmonë kujdesesha të gatuaja mirë për të, të përgatisja ushqime të shëndetshme. Jemi vegjetarianë dhe gjithmonë kemi konsumuar perime të freskëta.”
Tashmë çifti pret që Guiness të zyrtarizojë rekordin e tyre. Rekordi aktual është një martesë 82-vjeçare.