OBJEKTI MISTERIOZ 2 KM I GJATË NË SIPËRFAQE TË HËNËS ! (VIDEO)




Tashmë në dritë dokumente të diskutueshme për ato çka fshihen në sipërfaqen e Hënës!
Çfarë zbuluan aty astronautët e misionit Apollo 16 të 
NASA-s?

Gjatë misionit të anijes kozmike Apollo 16, citon alb-observer.com, u fotografuan në sipërfaqen e hënës një sërë objektesh të çuditshme, por njëra nga këto objekte kohët e fundit e dalë në dritë nga arshivat e NASA-s, apo siç dhe pretendojnë disa shkencëtarë është një zbulim i “freskët” i bërë prej saj.
I ka shkaktuar “dhimbje” koke agjencisë më të madhe e të fuqishme në botë të hapësirës.
Ky objekt, citon alb-observefr.com, ka një gjatësi 2.5 km (1.5 milje). Sigurisht që ky objekt i panjohur…. është përplasur në sipërfaqen e hënës, pra është rrëzuar aty, pasi këtë e fakton dhe vetë krateri i krijuar në vendin ku ndodhet ai.
Sipas fotografie të bëra publike rezulton se ky objekt gjatë përplasjes është copëtuar dhe është shkatërruar! Madje mund të shikojmë dhe një formacion të çuditshëm katrorë në anë të objektit./alb-observer.com/
Është vërtet e habitshme dhe kureshtare të mësojmë se çfarë fshihet në sipërfaqen e Hënës…!
Për më shumë detaje ndiqni videon në vijim: