Shkencëtari i NASA-s: “Jam 95% i sigurt që në Mars ka jetë!


Shkencëtari i NASA-s: “Jam 95% i sigurt që në Mars ka jetë!”



























Ka pohuar shkencëtari i NASA-s, i cili nën postin e një punonjësi të saj ka deklaruar hapur se në Mars ekziston jetë!
Studimet e kryera në sipërfaqen e Marsi, citon alb-observer.com, për dy dekada rresht me nga Viking Lander dhe të dhënat e grumbulluara tregojnë se mund të ekzistoj jetë në planetin e kuq.
Lajmi është konfirmaur dhe paraqitur nge vetë Joseph Miller Ph. D, i cili tashmë punon prej më shumë se 30 vjet në misionet dhe ekspeditat e organizuara të NASA-s.Miller, para pak kohësh bëri një analizim i të dhënave që janë grumbulluar nga sondat Viking Linders dhe konstatoi nga këto të dhëna se në tokën e marsit ekziston substanca ushqyese metabolike, një ritëm i veçantë biologjik, siç thotë ai, që mund të gjendet vetëm në një qelizë të gjallë! 
Në vitin 1975, anija kozmike Viking arriti në atmosferën e Marsit dhe u instalua në sipërfaqen e tij. Aty realizoj një sërë eksperimentesh, përfshirë dhe njërin ku krahu i një roboti, scooped, mori kampion dheu dhe i shtoi një pikë substance ushqyese e pasuruar me radioaktivitet karboni.
“Besojmë se në kombinim me faktet e fuqishme të ardhura nga Marsi dhe pamjet të cilat na pohojnë se aty dikur ka rrjedhur ujë në të shkuarën e afërt. Gjenden shumë përbërës të cilët janë jetikë dhe karakteristik për evoluimin e jetës. Besoj se vitin 1976, studiuesit e Viking kishin një arsye të fuqishme për të besuar se do të zbulonin jetë. Pra, do thosha se ishin 75% të sigurt se do të zbulonin jetë aty!”, deklaron Miller, duke vijuar me deklaratën më të guxuar të bërë nga shkencëtar i NASA-s: “Tashmë jam 95% i sigurt, pas këtij zbulimi se aty ka jetë”!!!