Truproja e Clinton-it, përbëhet nga 13 vajza të reja!



Sekretarja amerikane e shtetit është “mbrojtur” sot në Tiranë nga 13 vajza të reja, beqare. Ato stërviten përditë me vetëmohimin për të qenë të gatshme të marrin një plumb në mbrojtje të jetës së saj. Për Clinton ato janë kupola e mbrojtjes absolute ndaj çdo sulmi që mund t’i rrezikonte jetën. Për botën mbarë dhe tabloidët rozë nuk do të ishte e pavend të quheshin “Hillary’s Angels” (Engjëjt e Hillary-t). Numri i femrave truproje në skuadrën mbrojtëse të Clintonit, citon alb-observer ka ardhur duke u rritur ( tani janë 13, rreth 1/5 e personelit të saj mbrojtës). Kjo shifër nuk është arritur më parë në këtë nivel sigurie, edhe pse 3 nga 4 sekretaret e mëparshme të Shtetit kanë qenë gra.  Duke iu referuar një artikulli të publikuar në revistën “Elle” pak kohë më parë, gazeta Panorama shkruan se truprojat e Clinton janë vajza të reja beqare dhe mjaft zbavitëse, të cilat zgjohen në 4:30 të mëngjesit dhe 20 orë më vonë bien sërish të flenë.